​13 punëtorët e stafit të Urgjencës në Prishtinë pritet t’i kthehen punës

Prishtina

​13 punëtorët e stafit të Urgjencës në Prishtinë pritet t’i kthehen punës

Më: 18 prill 2020 Në ora: 15:49
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, deklaroi se 13 punëtorët të Qendrës së Mjekësisë së Urgjencës në Prishtinë, të cilët kanë pasur kontakt me njërin prej pacienteve që përfundoi me fatalitet nga COVID-19 janë në gjendje stabile dhe se me datën 19 e kryejnë vetëizolimin 14 ditor.

Me këtë rast Gashi theksoi se, pas përfundimit të karantinimit të këtyre të fundit, do të konsultohen me IKSHPK-në dhe do të vendoset se a do të testohen për herë të dytë dhe nëse përsëri rezultojnë negativ, do të kthehen në vendet e tyre të punës për t’i shërbyer qytetarëve, në luftë kundër COVID-19.

Gashi: Nëse edhe në testimin e dytë do të jenë negativ, ata do t’i rikthehen punës

“Për shkak të kontaktit që e kanë pasur me njërin prej pacientëve i cili ka dal pozitiv m e COVID-19, për çështje sigurie 13 punëtor të Qendrës së mjekësisë Urgjente i kemi dërguar, me datën 5 në vetë izolim të cilët me datën 19 e kryen 14 ditëshin e vetë izolimit dhe në bashkëpunim me IKSHP-në, do të konsultohemi sot apo nesër dhe do të vendosim se a do të testohen apo jo 13 punëtorët shëndetësor dhe nëse edhe në testimin e dytë do të jenë negativ, ata do t’i rikthehen punës”, deklaroi Gashi.

Gashi theksoi se ato vende ku ka të prekur apo të dyshuar me COVID-19, punëtorët i kanë të gjitha pajisjet mbrojtëse, kurse në QKMF, kanë vetëm maska dhe doreza, për shkak se në këto të fundit qytetarët kontrollohen nga distanca dhe nëse ka ndonjë të dyshuar atëherë e fusin në tend.

Gashi:Të gjithë punëtorët shëndetësorë janë të pajisur me masa mbrojtëse

“Praktikisht të g jithë punëtorët shëndetësorë janë të pajisur me masa mbrojtëse, masa komplete mbrojtëse ose si të themi të mbrojtur maksimalisht janë qendra studentore, ekipa që punon aty, ata të cilët punojnë në tendë 24 orë, që kanë kontaktin direkt me pacientët e dyshuar, qendra e mjekësisë urgjente apo ekipet e tyre si dhe ekipa në pikën kufitare. Ndërsa ekipet tjera që punojnë nëpër qendrat e mjekësisë familjare kanë maska dhe doreza, për arsye se në hyrje të QKMF-ve, qytetarët të cilët vizitohen nga distanca merret një anamnezë klinike dhe epidemiologjike dhe ata që janë të dyshimtë nuk lejohen fare të hynë brenda, momentin që ka dyshime atëherë hyn në tend, kështu që e kemi kufizuar pak rrezikun ose e kemi organizuar në një mënyrë më të mirë mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë”, thotë Gashi.

Gashi thotë se Qendra Klinike Universitare, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nëse mbushet komplet klinika infektive, atëherë në dispozicion për trajtimin e COVID-19, janë edhe 2-3 klinika të tjera.

Gashi: Në rast se mbushet infektiva, në dispozicion të COVID-19 janë edhe 2-3 klinika të tjera

“Sa kam informata komplet Qendra Klinike Universitare apo SHSKUK-ja, ka bërë organizimin që pasi të mbushet klinika infektive eventualisht ka edhe 2-3 klinika të tjera të cilat ofrojnë shtretër dhe që i kanë ndarë vetëm për çështjen e COVID-it. Ne i kemi bërë disa përgatitje pa kërkesë nga niveli qendrorë vetëm në rast se nevojitet i kemi disa hapësira ku mundë të ofrojmë shtretër normalisht që ato duhet të kompletohen edhe me pajisje mjekësore”, thotë Gashi.

Sa i përket menaxhimit të situatës shëndetësore në Komunën e Prishtinës, ai thotë se, deri tani po menaxhohet mirë, derisa theksoi se, në kryeqytet janë 5 7 raste me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat