​Nga 61 teste në Prishtinë, 6 me koronavirus - Bota Sot
​Nga 61 teste në Prishtinë, 6 me koronavirus

Prishtina

​Nga 61 teste në Prishtinë, 6 me koronavirus

Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga 61 teste të kryera sot në kryeqytet, gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë, shumica familjarë të ngushtë të një rasti të djeshëm.

Ai me këtë rast u ka uruar shërim të shpejtë të gjithëve, duke kërkuar edhe një herë nga qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, pasi numri i vazhdueshëm i ultë i rasteve të reja lejon më shpejt zbutjen e masave.

Në Prishtinë deri sonte janë konfirmuar 65 raste me koronavirus, prej tyre asnjë i shëruar dhe një i vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat