Ahmeti fillon ditën në sheshet e Prishtinës: Shumë shpejtë do të fillojmë që t’i zbusim masat - Bota Sot
Ahmeti fillon ditën në sheshet e Prishtinës: Shumë shpejtë do të fillojmë që t’i zbusim masat

Prishtina

Ahmeti fillon ditën në sheshet e Prishtinës: Shumë shpejtë do të fillojmë që t’i zbusim masat

Më: 28 prill 2020 Në ora: 10:47
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një video, ka paralajmëruar se së shpejti, pritet të hiqen edhe masat kufizuese për kryeqytetin.

Ahmeti i cili mëngjesin e sotëm e ka nisur duke ecur në sheshet e Prishtinës, ka thënë se këto sheshe pritet të mbushen së shpejti me njerëz.

Në videon e njejtë, Ahmeti shihet duke “ironozuar” me deputetin e AAK-së, Pal Lekajn, duke i ngatërruar numrat, një veprim ky të cilin Lekaj e kishte bërë më herët.

“Mirmëngjesi të gjithëve, sot është dita e 80, 90, 99, qysh kish me thonë Pal Lekaj… Hajgare pak…Ditë e bukur sot, besoj që shumë shpejt do të kërkojmë ti zbusim masat restrektive dhe këto shehshe që po i shihni, shumë shpejt do të jenë të mbushura”, tha Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat