Rikthimi i furnizimit me ujë të pijshëm për objektet, nga shkolla " Mihajl Grameno" deri te stacioni i trenave ( vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë- Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar, që ishte paraparë në orën 15:30, do të zgjasë deri në orën 18:00.
Ujësjellësi Prishtina njofton se për shkak të shembjes së dheut në zonën e defektit herë pas here që po e zgjatë sanimin dhe është i domosdoshëm edhe prerja e gypit për një sanim më të dobishëm.