Prishtinasit s’i ndalin ecjet e panevojshme as natën, grumbuj njerëzish afër Fakultetit Teknik

Prishtina

Prishtinasit s’i ndalin ecjet e panevojshme as natën, grumbuj njerëzish afër Fakultetit Teknik

Më: 9 maj 2020 Në ora: 22:48
Foto

Edhe tri raste me koronavirus janë  konfirmuar sonte në Prishtinë.

Megjithë këtë, në kryeqytet as në orët e natës nuk po ndalen shëtitjet e panevojshme të njerëzve.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar në redaksinë tonë një fotografi e cila është realizuar afër Fakultetit Teknik para pak minutash, e ku shihen grumbuj të mëdhenj njerëzish që kanë dalur për të ecur.

Kjo natyrisht se është kundër rekomandimeve të lëshuar nga institucionet përkatëse shëndetësore, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje që të shmangen daljet e panevojshme.

Teksa aty nuk janë parë Policia e Kosovës e cila është përgjegjëse për menaxhimin në terren të kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat