Inspektorët në aksion, kontrollojnë kafiteritë e Prishtinës se a po shërbejnë brenda tyre - Bota Sot
Inspektorët në aksion, kontrollojnë kafiteritë e Prishtinës se a po shërbejnë brenda tyre

Prishtina

Inspektorët në aksion, kontrollojnë kafiteritë e Prishtinës se a po shërbejnë brenda tyre

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:01
Inspektorët në aksion, kontrollojnë kafiteritë e Prishtinës se a po shërbejnë brenda tyre

Gastronomia është njëri nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë.

Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë “merre me vete”, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.

E për këtë ka shkruar drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri, duke bërë me dije se inspektorët po kontrollojnë këto lokale për të parë nga afër se a po zbatohen vendimet e qeverisë.

Sipas tij “Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më herët mund të kthehemi në normaliteti”.

Statusi i plotë i Tahirit ne Facebook:

Gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë. Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë "merre me vete", por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.

Inspektorët po i kontrollojnë lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Pastërti, masa mbrojtëse, distancë mes njerëzve që presin.

Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më heret mund të kthehemi në normaliteti.

Falënderoj gastronomët e Prishtinës për bashkëpunim të jashtzakonshëm në këtë periudhë. Uroj që sa më shpejt ta kalojmë bashkë këtë sfidë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat