Ujësjellësi rajonal i Prishtinës në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bëjnë pagesat për shërbimet e ujit në pikat e arkëtimit të KRU” Prishtina”.
Sipas KRU “Prishtna”, maskat janë obligative, ndërsa në çdo hyrje të pikave të shitjes qytetarët duhet t’i dezinfektojnë duart, para dhe pas daljes.
Postimi i tij i plotë:
Prishtinë, 17 qershor – Të dashur konsumatorë, në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit / COVID 19 , ju bëjmë thirrje të gjithë juve që realizoni pagesa për shërbimet e ujit në pikat e arkëtimit të KRU” Prishtina” që, jeni të obliguar të mbani distancën sociale dhe të keni me vete masat e domosdoshme mbrojtëse/ maska dhe dorëza.
Maskat janë obligative, ndërsa në çdo hyrje të pikave të shitjes dezinfektoni duart, para dhe pas daljes.
Kështu e mbrojmë shëndetin publik dhe në të njejtën kohë i shërbejmë shtetit duke kryer obligimet financiare për ofrimin e shërbimeve më të mira.
Faleminderit!