Komuna e Prishtinës largon terrasat e kafiterive, pritet me reagime nga pronarët - Bota Sot
Komuna e Prishtinës largon terrasat e kafiterive, pritet me reagime nga pronarët

Prishtina

Komuna e Prishtinës largon terrasat e kafiterive, pritet me reagime nga pronarët

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:41
Foto

Inspektorë nga komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës janë parë mëngjesin e së enjtes duke larguar terrasën e restoranteve që gjenden në Pallatin e Rinisë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar vajza e pronares së biznesit përmes një postimi në Facebook, Gresa Statovci ku ka thënë se po shkatërrohet një biznes familjar i cili ka 25 vite që udhëhiqet nga nëna e saj dhe ka të punësuara vetëm punëtore vajza.

Ajo në një prononcim ka thënë se është shumë e çuditshme se si në këtë kohë krize komuna e bën një gjë të tillë.

“Komuna na ka lajmëru që kanë me na e hjek terrasën edhe përkundër përpjekjes tonë për vazhdim. Këtë biznes e udhëheq nëna ime tash e 25 vjet dhe krejt punëtoret janë vajza që nga fillimi. Në vendim nuk kemi marrë asnjë arsyetim, vetëm se refuzohet kërkesa për vazhdim, por nuk kemi asgjë formale se pse nuk vazhdohet. Krejt kjo ka qenë para pandemisë, por ndodhi pandemia pastaj. Jemi anku por meqë kishte pandemi ajo e bëri të veten. Është tejet e çuditshme në këtë kohë krize komuna me bë këtë gjë”, tha Statovci.

Media ka provuar të kontaktoj edhe me kryeinspektorin e komunës së Prishtinës, Adonis Tahirin, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërsa, përmes një postimi në Facebook, vajza e pronares së lokalit ka thënë se Shpend Ahmeti kishte dhënë fjalën se do të përkrahte ekonominë në kohë pandemie.

“Komuna e Prishtinës është duke ma shkatërru biznesin familjar në këtë kohë pandemie. Biznes i udhëhequr nga nana ime qe 25 vite tek Newborn, Pasticceria Pianno, e me punëtore krejt vajza. E tërë ditën dalin në media për fuqizimin e gruas në biznes. Plus i kanë thirrë 40 policë. Shpend A. Ahmeti, ku te mbetën fjalët që ke me e përkrah ekonominë në kohë pandemie? Çfarë përkrahje është kjo? Marre po me vjen që jom kthy me punu për këtë vend”, shkruan Statovci. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat