Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë: Gjoba s’është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm

Prishtina

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë: Gjoba s’është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:21
Foto

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë Adonis Tahiri ka thënë se inspektorët do të jenë në krye të detyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të reja kundër Covid-19 që hyjnë në fuqi sonte.

Ai ka kërkuar respektim të masave derisa ka thënë se gjoba nuk është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm.

“Sonte fillon zbatimi i masave të reja të Qeverisë. Inspektorët e Prishtinës do të jenë në krye të detyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave. Gjoba nuk është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm. Andaj, ju lutem, respektoni masat! Kujdesuni për veten dhe për të tjerët rreth jush!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat