​Reduktohet orari i qarkullimit të Trafikut Urban - Bota Sot
​Reduktohet orari i qarkullimit të Trafikut Urban

Prishtina

​Reduktohet orari i qarkullimit të Trafikut Urban

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë me koronavirus, Komuna e Prishtinës ka reduktuar orarin e autobusëve të Trafikut Urban.

Në një njoftim në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se autobusët do të qarkullojnë deri në orën 20:30.

“Njoftojmë qytetarët se autobusët e “Trafikut Urban” Prishtinë do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30. Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve maksimalë 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat