Shpend Ahmeti nuk e di nëse do të hapen shkollat në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti nuk e di nëse do të hapen shkollat në Prishtinë

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 18:17
Shpend Ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth takimit që patën sot kryetarët e komunave me kryeministrin Avdullah Hoti, ku u bisedua për vendimin e fillimit të procesit mësimor.

Ai ka thënë se edhe më tutje po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të ndryshme dhe si shqetësim ka ngritur çështjen që nuk kanë asnjë informatë për shkollat në mënyrë se a duhet të hapen apo jo.

Postimi i tij:

Sot së bashku me homologët nga komunat e tjera, takuam Kryeministrin Hoti dhe ekipin e tij për të diskutuar rreth vendimit për fillimin e mësimit në vendin tonë.

Në takim u diskutua rreth vendimit për shkollat ku qeveria ka vendosur që të jenë tri (3) skenare për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjës në komunat e tyre.

Edhe më tutje vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet dhe si Kryetar i Komunës së Prishtinës kam ngritur çështjen që ne nuk e kemi as sasinë me të vogël të informatave për shkollat në menyrë që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo shkollat në vendin tonë.

Prishtina ndoshta është e vetmja komunë që bënë teste serologjike dhe atë që e kemi pa nëpër çerdhet tona është që tash ne e kemi mbrri një kulm të infektimit dhe me shpresë që numrat e përgjithshëm të stabilizohen duhet që bashkarisht ti marrim vendimet e përbashkëta me shumë kujdes dhe të shohim mënyrën se si ecim përbara bashkarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat