​“Prishtina Mall” vendos Kosovën në hartë për blerje dhe argëtim

Prishtina

​“Prishtina Mall” vendos Kosovën në hartë për blerje dhe argëtim

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Sektori i qendrave tregtare dhe të argëtimit e ka tashmë një lider të ri, e pakrahasueshme në Kosovë dhe mbarë Ballkanin, Qendrën Tregtare “Prishtina Mall” destinacioni që do të ofrojë përjetime të mahnitshme për konsumatorët.

Drejtues të projektit “Prishtina Mall” kanë prezantuar sot projektin e investimit më të madh privat në Kosovë.

Kryetar i bordit të aksionarëve të “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi ka thënë në një konferencë për media se ky projekt është ndër 100 qendrat më të mëdha tregtare në botë me 250 mijë metra katror dhe qendra më e madhe tregtare në rajon.

Kryetari i Bordit që është njëherësh edhe pronar i kompanisë “Jysk-KFC”, ka treguar se “Prishtina Mall” posedon rreth 100 hektarë tokë dhe deri tash janë përfunduar rreth 130 mijë metra katrorë ndërtim, ndërsa pritet të hapet në vjeshtë të vitit 2022.

Zymberi: Prishtina Mall hapet në vjeshtën e vitit 2022

“Ne kemi filluar në fillim të muajit janar, mirëpo këtë vit I dimë situatën e pandemisë dhe problemet. Kemi pasur pakë ndërprerje për hir situatës që nuk kishim mundësi të punojmë, por prapë se prapë me një intensitet jashtëzakonisht të madh ne kemi arrit që sot diku 50 përqind komplet e ndërtimit të vrazhdë është e përfunduar. Rreth 130 mijë metra katrorë ndërtim I kemi të përfunduar sot. Janë diku 350 punëtorë që punojnë për çdo ditë. Ne me këtë intensitet nuk shohim asnjë pengesë për të realizua qëllimin tonë që qendra të hapet në vjeshtën e vitit 2022. Vlera kryesore e këtij koncepti është bashkimi i dhjetë aksionarëve vendor me një bagazh të fort në profilet e ndryshme që e bënë ekipin shumë unik, kjo është një si vlerë shumë të madhe. Dhe e dyta është se kompania që e ka dizajnuar këtë qendër në mënyrë më të përsosur pasi që kemi të bëjmë me brende ndërkombëtare”, theksoi Zymberi.

Ndërsa, Mike Pugh kryeshef ekzekutiv i “Prishtan Mall” ka thënë se i gjithë projekti ka kaluar në një proces ndërkombëtar.

Kryeshefi Pugh tha se “Prishtina Mall” do ta vendos Kosovën në hartën për blerje dhe arkëtim. Derisa pritet të vendosen 200 brende prestigjioze ndërkombëtare.

Pugh: Prishtina Mall e vendos Kosovën në hartë për blerje dhe argëtim

“Prishtina Mall ka 200 brende prestigjioze ndërkombëtare, ka edhe vende për arkëtim dhe vende për energji pozitive. Do të kemi zonën më të madhe të lojërave 6 mijë 500 metra katror vetëm për të gjitha moshat e fëmijëve dhe për të rritur. Do ketë shtigje, do të ketë shpellë për eksplorim. Pra, thjesht një gamë e gjerë e argëtimeve për të gjithë. Vetëm kjo zonë do të jetë si atraksion turistik, njerëzit do të vijnë vetëm për këtë pjesë të qendrës. Ne po ashtu kemi operatorët kryesor të kinemave në Evropë me gjithë teknologjinë më të re, por do të ketë edhe një infrastrukturë të jashtëzakonshme të jashtme, diçka që nuk e ka parë askush në Evropën juglindore deri më sot… në përgjithësi do të krijojmë diçka mahnitëse dhe definitivisht do ta vendos Kosovën në hartë për blerje dhe argëtim”, theksoi Pugh.

Ai po ashtu the se mbi 2500 vende punës do të hapen për banorët lokal.

Hapësira për qiradhënie do të jetë 114 mijë katrorë, hapësira e ndërtesës, 239 mijë e 111 metra katrorë, hapësira për argëtim 16 mijë e 438 metra katrorë, restorante 7 mijë e 623 katrorë, dhe mbi 5 mijë hapësira për parking. Për këtë projekt janë dhjetë aksionarë vendorë, biznesmen të njohur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat