Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Dikush po e merr rrjetën e tenisit në Tauk Bashqe që mos t’ia zë askush fushën

Prishtina

Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Dikush po e merr rrjetën e tenisit në Tauk Bashqe që mos t’ia zë askush fushën

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një ngjarje jo e zakonshme po ndodh tash e disa kohë në fushën e tenisit në Tauk Bashqe të Prishtinës.

Një person i panjohur po i merr mekanizmat e rrjetës së tenisit në mënyrë që mos t’ia zë askush fushën. Kështu ka thënë një qytetar i Prishtinës në grupin “Network Prishtina” në Facebook, i cili ka publikuar edhe një fotografi.

Postimi i plotë:

Tokbashqe

Dikush po i merr mekanizmat e rrjetes se tenisit, qe mos me ja nxon askush fushen.

Ata qe e kan bo sigurt e shohin ket postim. Turp sepse kjo nuk behet e jotja edhe nese luan qdo ditë qe 5 vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat