Komuna e Prishtinës deklarohet rreth arrestimit të inspektorit për marrje të ryshfetit

Prishtina

Komuna e Prishtinës deklarohet rreth arrestimit të inspektorit për marrje të ryshfetit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:47
Foto Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka thënë se është në pritje të informimit zyrtar për të ndërmarr pastaj veprimet e nevojshme për inspektorin e kësaj komune i cili u arrestua për mitmarrje.

Në njoftimin për media Komuna e Prishtinës ka theksuar se për arrestimin e tij është njoftuar nga mediat, dhe se distancohen nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor.

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një inspektor ndërtimi në Komunën e Prishtinës për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e Komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është në mbajtje për 48 orë.

Nga mediat morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje.

Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat.

Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat