Fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor para Fakultetit Filologjik

Prishtina

Fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor para Fakultetit Filologjik

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 09:42
Foto Ilustrim

Pas një zvarritje disa vjeçare, gjatë kësaj jave pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor para Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Sipas zyrtareve komunal parkingu do të ketë 750 vende dhe punët ndërtimore do të zgjasin 24 muaj.

Qytetarët po e mirëpresin ndërtimin e parkingut, ndërsa ekspertët e komunikacionit  thonë se projekti ka qenë jo transparent dhe e cilësojnë si hap të ngutshëm të komunës së Prishtinës.

Pas një zvarritje bukur të gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor, para ndërtesës së Fakultetit Filologjik në Prishtinë.  Qytetarët e mirëpresin fillimin e nderimit të këtij objekti, të cilët i thanë Radio Kosovës, se çdo ditë përballen me problemin e  mungesës së vendeve për parkim.

“E mirëpresim ndërtimin e parkingut nëntokësor se shumë herë me ka ndodh që kam ardhur me veture dhe nuk kam gjetur parking dhe me ore të tëra kam kërkuar një vend për parking. Ka shumë nevojë për parking sepse në tre katër vende po detyrohem të kërkoi deri sa po e gjej një vend. Gjithë herë ka pasur nevojë dhe shpesh ka ndodh edhe me na u  konfiskuar vetura nga policia dhe kemi paguar gjoba”, tha një qytetar.

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se  gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet ndërsa  do të përmbyllen më së largu brenda 24 muajsh.

“Punimet fillojnë ketë javë për ndërtimin e parkingut. Aty janë planifikuar 750 vend parkingje në dy nivele nën tokë, ndërsa pjesa sipër do të mbetet park ashtu siç është tani”, tha Bashota

Bashota theksoi se punimet pritet të përfundojnë me se largu brenda 24 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat