Dita-ditës numri i të infektuarve me Covid-19, në vendin tonë po shënon rritje.
Së fundi, 5 mësimdhënës dhe 16 nxënës të shkollës “Dardania”, të Prishtinës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Shkolla prej ditës së sotme do të kalojë nga Skenari A, në Skenarin C, mësimi në distancë.
Njoftimi i plotë:
N J O F T I M
30/10/2020 (E premte)
Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës,
Në vazhdën e hulumtimit aktiv dhe mbikqyrjes së situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë testimin e mësimdhënësve/nxënësve në SHFMU“Dardania’’ Prishtinë më 29.10.2020.
Nga 16 mësimdhënës të testuar, 5 mësimdhënës janë të konfirmuar dhe 16 nxënës të konfirmuar me SARS-CoV-2.
Me këtë rast, ju njoftojmë se shkolla prej ditës së sotme duhet të kalojë nga Skenari A (prezencë fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë).
Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike do t’ju njoftojmë në kohë reale.
Andaj, Task- Forca merr vendim që të zbatohet rekomandimi i Ministrisë së shëndetësisë dhe të kalohet nga skenari A në Skenarin C.
Datë:30/10/2020
Në vazhdën e hulumtimit aktiv dhe mbikqyrjes së situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë testimin e mësimdhënësve/nxënësve në SHFMU“Dardania’’ Prishtinë më 29.10.2020
Nga 16 mësimdhënës të testuar, katër (4) prej tyre rezultojnë pozitiv, si dhe nga 43 nxënës 7 prej tyre rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 më datë 30.10.2020
SHFMU “Dardania”-Prishtinë ka afërsisht 2150 nxënës,75 mësimdhënës,10 staf Teknik dhe 10 staf administrative.
Prej datës 13-29 tetor, në total janë 5 mësimdhënës të konfirmuar dhe 16 nxënës të konfirmuar me SARS-CoV-2
Masat e ndërmarra:
- Mësimdhënëit/nxënësit e konfirmuar pozitiv janë udhëzuar në vetëizolim
- Është njoftuar Drejtoria e shkollës në fjalë
- Është njoftuar DKA
Rekomandohet:
- Shkolla duhet të kalojnë nga Skenari A në skenarin C
- Të vazhdohet me aplikimin e masave higjieno-sanitare në shkollë
- Të respektohen kriteret dhe rekomandimet nga MSH, IKSHPK, dhe Protokoli i Reagimit të MASH
Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike do t’ju njohtojmë në kohe reale.
Task forca merr vendim që të zbatohet rekomandimi i Ministrisë se shëndetësisë të kalohet nga skenari A në Skenarin C
Iu dëshirojmë shëndet dhe shërim sa më të shpejtë mësimdhënësve dhe nxënësve! E tejkalofshim sa më lehtë këtë situatë!