Inspektorët e rrëzojnë një vilë pa leje ndërtimi në Makoc

Prishtina

Inspektorët e rrëzojnë një vilë pa leje ndërtimi në Makoc

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 14:11
Vila

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka marrë vendim për rrëzimin e një vilë pa leje ndërtimore në fshatin Makoc të kësaj komune.

Në njoftimin e kësaj drejtorie është bërë e ditur që njoftimi për ndërprerjen e këtyre punimeve i është dorëzuar më herët pronarit.

“Vendimet e inspektorëve duhet të respektohen! Drejtoria e Inspekcionit, përveç mbikëqyrjes së zbatimit të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është vazhdimisht në terren me të gjitha kapacitetet edhe në sektorët tjerë. Pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, i gjithë territori i Komunës së Prishtinës po mbulohet, ashtu që të evidentohen dhe pamundësohen shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve. Sot, Sektori i Ndërtimit ekzekutoi vendimin për rrënim një shtëpie (vilë), në zonën kadastrale të Makocit. Pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.  Tek të gjitha rastet ku veprohet kësisoj, rrënimi do të jetë i pashmangshëm!”, është bëtë e ditur në njoftim.

Vendime të tilla nga Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë janë marrë edhe më parë.

Madje ka pasur ndërtesa që janë rrënuar edhe në mes të qytetit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat