Ahmeti: Për më pak se dy orë mbi 500 biznese aplikuan në programin për grante

Prishtina

Ahmeti: Për më pak se dy orë mbi 500 biznese aplikuan në programin për grante

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:38
Shpend Ahmeti

Sot do të nis zbatimi i fundit 5 milionësh për bizneset në Prishtinë.

I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante për mikro-biznese dhe biznese të vogla.

Ai tha se në qoftë se ky nuk është alarm për Qeverinë dhe Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen.

“Për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grantë për mikro biznese dhe biznese të vogla të Komunës së Prishtinës.Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen”, shkroi Ahmeti.

Ndryshe nga ky fond pritet të përfitojë çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat