QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë, Rama premton përkrahje

Prishtina

QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë, Rama premton përkrahje

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare 11, nga sot do të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike, ku do të punohet shtatë ditë të javës.

Me këtë rast, kreu i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë  në Prishtinë, Izet Sadiku, kanë vizituar këtë qendër, ku panë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike.

Rama ka vizituar të gjitha hapësirat e kësaj qendre ku është njoftuar nga afër për punën që bëjnë punëtorët shëndetësorë për trajtimin e pacientëve.

Drejtori i QKMF-së, Bujar Gashi tha se në kjo qendër ka filluar të bëjë vizitë në shtëpitë e pacientëve të cilët do ta kontaktojnë QKMF-në.

“Po besojmë qe me dy ekipet t’i mbulojmë të gjitha thirrjet”, tha Gashi.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama u zotua për përkrahje të kësaj qendre në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat