Drejtori i Inspekcionit paralajmëron aksionin e radhës në Prishtinë

Prishtina

Drejtori i Inspekcionit paralajmëron aksionin e radhës në Prishtinë

Nga: G.B Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:49
Florian Dushi

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka paralajmëruar aksionin e radhës në këtë komunë, në ditët në vijim.

Duke mos dhënë detaje të tjera, lajmërimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se gjithçka po bëhet në shërbim të transformimit të Prishtinës, përcjell Bota sot.

Aksioni i fundit nga kjo drejtori ishte ai të hyrja e QKUK-së, ku u bë lirimi i hapësirave të uzurpuara.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në ditët në vijim, vazhdojmë me aksionin e radhës!

Gjithçka në shërbim të transformimit të Prishtinës.

#PR4PR

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat