Zogaj për veturat e parkuara pa vend: Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë

Prishtina

Zogaj për veturat e parkuara pa vend: Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar një fotografi të disa veturave të parkuara pa vend, afër Parkut të Qytetit.

Ai ka thënë se kjo është një pamje e papranueshme dhe është shprehur se do të rrisin numrin e inspektorëve në Prishtinë.

Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla.

Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat