MAPL me strategji 7-vjeçare për zvogëlimin e qenve në rrugë

Prishtina

MAPL me strategji 7-vjeçare për zvogëlimin e qenve në rrugë

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:39
Foto nga takimi

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur diskutim publik për draft strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë 2022-2028 e cila synon zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, ndalimin e braktisjes së qenve nga pronarët e tyre si dhe parandalon shitjen e qenve në mënyrë të pakontrolluar.

Zëvendëssekretarja në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Venera Qerkini tha se gjendja me qenë endacakë në Kosovë është sfiduese dhe ka shkaktuar pasiguri tek qytetarët.

Sipas saj, kjo strategji me një afat 7-vjeçar synon zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive etj.

Qerkini: Qëllimi i kësaj strategjie është që të bëhet parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive

“Strategjia si shtojcë ka edhe planin e veprimit që do të zgjas 3 vite, por që pas përfundimit me vendim të MAPL-së do të zgjatet deri në përfundimin e afatit kohor sa është edhe strategjia. Strategjia ka një afat 7 vjeçar me qëllim që komunave tu jepet një hapësirë e mjaftueshme për të realizuar planin e veprimit, ku pastaj qeveria e merr si obligim që të bëhet edhe analiza e buxhetit shtesë për realizimin e këtij aktivitetit ë rëndësishëm. Qëllimi i kësaj strategjie është që të bëhet parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive dhe zoonetike dhe zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, të parandalohet braktisja e qenve nga pronarët e tyre, ndalimi i mashtrimit dhe shitjes së pakontrolluar të qenve”, tha ajo.

Kryesuesja e grupit punues të kësaj strategjie, Teuta Fazliu u shpreh se periudha shtatë vjeçare e kësaj strategjie do tu jap mundësi komunave që t’i zhvillojnë aktivitetet që dalin nga kjo strategji për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.

Fazliu: Strategjia parashihet të jetë në një afat 7-vjeçar

“Strategjia parashihet të jetë në një afat 7-vjeçar ku gjatë kësaj kohe komunat e Kosovës do të kenë mundësi t’i zhvillojnë aktivitetet që të do të dalin nga plani i veprimit, gjithashtu MAPL do të kërkojë edhe vlerësimin e buxhetit aktual dhe shtesë të komunave për të mbështetur zbatimin e kësaj strategjie. Strategjia ka për qëllim zvogëlimin e qenve endacakë në rrugë, të mos braktisen qentë nga pronarët e tyre, parandalimin e kontrabandës të kafshëve shoqëruese, ndalimi dhe mashtrimi dhe shitja e pakontrolluar nga shitja e mashtrimet ilegale. Kjo strategji ka për qëllim që të koordinojë veprimet e institucioneve relevante dhe përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollin efektiv të numrit të qenve me dhe pa pronar në mënyrë që të adresohet problemi me shtimin e madh të qenve në rrugë”, tha ajo.

Ndwrsa Sadik Heta, drejtor i Drejtorisë së Shëndetit të Mirëqenies së Kafshëve në AUV tha se komponentët kryesorë në menaxhim të qenve endacakë janë zhvillimi i kornizës ligjore, edukimi i pronarëve të qenve, krijimi i sistemit për identifikimin dhe kontrollin e tyre si dhe krijimi i strehimoreve për qentë.

Heta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se burimi kryesor i qenve endacakë është braktisja e qenve nga pronarët, shitja dhe importi i qenve.

Heta: Strategjia synon zvogëlimin e qenve në rrugë

“Ndikimi i strategjisë në menaxhim të popullatës së qenve është zvogëlimi i qenve në rrugë, është një prej objektivave kryesore të kësaj strategjie, përmirësimi i mirëqenies sociale, zvogëlimi i rreziqeve për shëndetin dhe sigurinë publike, përmirësimi i kushteve të strehimoreve siç e dini baza jonë ligjore e jep vetëm qendra për trajtim të përkohshëm. Jemi duke hartuar ligjin që do të krijojë edhe strehimore të qenve si dhe zvogëlimin e efekteve negative me kafshët e egra dhe blegtorale dhe kjo ka të bëjë me çështjet e përhapjes së sëmundjes së tërbimit për arsye se qentë janë bartës së sëmundjes së tërbimit dhe tek kafshët tjera. I kemi 5 objektiva: zhvillimi i një mjedisi të përshtatshëm për menaxhimin e qenve, zhvillimi i një kornize gjithëpërfshirëse ligjore në menaxhim e popullsisë të qenve, rritja e interesimit publik dhe promovimi i pronësisë së përgjegjshme, përkujdesja mjekësore veterinare si dhe përmirësimi i shërbimeve komunale në menaxhim të popullsisë së qenve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat