Eman Rrahmani kundër VV-së takohet me Përparim Ramën, i jep përkrahje për unazën e kryeqytetit dhe rrugën A

Prishtina

Eman Rrahmani kundër VV-së takohet me Përparim Ramën, i jep përkrahje për unazën e kryeqytetit dhe rrugën A

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 10:46
Eman Rrahmani dhe Përparim Rama

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka treguar se me Ramën kanë folur ndër të tjera për ndërtimin e unazës së Kryeqytetit, që ka thënë se është “nevojë jetike përt funksionimin normal të Prishtinës”, si dhe ndërtimin e rrugës A, që ka thënë se është “i vonuar keq shumë dhe duhet të përfundojë sa më shpejtë”.

Rrahmani ka thënë se Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë.

“Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.  Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka shkruar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat