Thyhet rekordi i ndotjes së ajrit në Prishtinë

Prishtina

Thyhet rekordi i ndotjes së ajrit në Prishtinë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:40
Ajri në Prishtinë, foto arkiv

Në Prishtinë sot është thyer rekordi i ndotjes së ajrit. Cilësia e ajrit nuk ka qenë asnjëherë më e keqe në kryeqytetin e Kosovës se në mbrëmjen e sotme.

Gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës vazhdon të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Sipas matjes më të fundit, të bërë në orën 18:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri në kryeqytetin kosovar është "shumë i rrezikshëm" për shëndetin.

Në Prishtinë cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 430 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër në ueb-sajtin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat