Defekt teknik, ndërprerje uji në tre lagje të Prishtinës

Prishtina

Defekt teknik, ndërprerje uji në tre lagje të Prishtinës

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 13:07
ilustrim

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Velania”,”Dodona” dhe “Sofali” në Prishtinë, se për shkak të një defekti teknik në linjën primare TM Mirditë Dodona OD 500 mm, nga orët e vona të ditës së djeshme i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas një njoftimi të Ujësjellësit, kontraktorët e tyre në bashkëpunim e stafin e KRU-Prishtina po punojnë intenzivisht në zgjidhjen e problemit dhe pritet që deri në orën 14:00, të vazhdohet me furnizim të zakonshëm me ujë të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat