Ministria për Forcën e Sigurisë bashkë me FSK-në dhe Komunën e Prishtinës kanë nisur një aksion tre ditor me rastin e festave të fundvitit për të shpërndarë dhurata për nxënësit e shkollave në kryeqytet, institucioneve shkollore dhe atyre që gjenden në ambientet spitalore.
Ky projekt është titulluar “Ty dashuri në paketë”.
FSK-ja ka ofruar mbështetje logjistike, transportin dhe mbështetje me personel për shpërndarjen e dhuratave të grumbulluara nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, e që të njëjtat më pastaj janë shpërndarë tek moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prishtinës, njofton Ministria e FSK-së
Projekti “Ty Dashuri në Paketë” është realizuat nga fondacioni ”Mute” në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.
Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla, ”SOS fshatin”, Klinikën e Pediatrisë, dhe Kliniken e Kirurgjisë.
Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.