FRLDK, dhurata për fëmijët e keqtrajtuar

Prishtina

FRLDK, dhurata për fëmijët e keqtrajtuar

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 18:42
FRLDK, dhurata për fëmijët e keqtrajtuar

Dega e Tretë e FRLDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka shpërndarë dhjetë dhurata për dhjetë fëmijët banor të “Shtëpia e Fëmijëve të Keqtrajtuar”, në Prishtinë.

“Ne vendosëm t’i shpërndajmë dhurata për fëmijët në mënyrë që t’i bëjmë të buzëqeshin këtë fundvit. Me të vërtetë e vlerësojmë lart punën e kësaj shtëpie dhe kontributin e tyre që e japin për këta fëmijë. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur të vijmë këtu t’i shpërndajmë këto dhurata”, tha Erina Rrahmani.

Ajo tha se, jemi edhe vet të lumtur që e bëmë këtë, sepse ndryshe këta fëmijë nuk do të kishin pasur mundësi të merrnin dhurata të tilla.

“Buzëqeshja e tyre tregon se qëllimi ynë u arrit”, shtoi Rrahmani. 

Edhe stafi i kësaj shtëpie si dhe vet fëmijët përfitues u ndanë të kënaqur dhe shumë falënderues me këtë gjest tejet human të këtyre të rinjve të FRLDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat