Sot nuk keni nevojë për maska, ajri në Prishtinë është i mirë

Prishtina

Sot nuk keni nevojë për maska, ajri në Prishtinë është i mirë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:33
Prishtina

Pas disa javëve me ajër të ndotur, qytetarët e Prishtinës sot mund të marrin frymë lirshëm.

Kështu ka bërë të ditur Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 13:00, cilësia e ajrit në kryeqytet aktualisht është “i mirë”.

Nga 430 sa kishte shkuar shkalla e rrezikshmërisë së ajrit ditë më parë, ajo sot ka rënë në 21 ppm (grimca në milion).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat