Ndërmarrja Publike Banesore me asistimin e policisë ka filluar largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Në këtë aksion janë liruar gjashtë banesa, ndërkaq pritet që më 10 korrik të largohen edhe gjashtë familje të tjera.
Policia e Kosovës, gjatë vitit kaluar kishte larguar vetëm gjashtë familje nga rreth 130 prej tyre në lagjen ‘’Dardania’’, të cilat i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.
Largimi i tyre po bëhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë të datës 22.09.2008.