Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të vazhdojë aksionet nëpër lokalet që shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.
Kjo sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës është vendosur për shkak të ankesave të vazhdueshme nga banorët.
“Iu bëjmë thirrje pronarëve të lokaleve, që të kenë parasysh ligjet dhe rregulloret në fuqi, në mënyrë që të mos detyrohemi t’iu shqiptojmë gjoba që do t’i dëmtonin bizneset e tyre”, thuhet në njoftimin e komunës.