Zyrtari i lartë i Ambasadës Amerikane, Scott Lang, përmes rrjeteve sociale ka shprehur entuziazëm për kandidaturën e ish-Ministrit Arban Abrashi për kryetar të Prishtinës.
Lang, në Facebook, ka postuar dy fotografi, në njërën prej të cilave, ka shprehur gëzim për pranimin e kandidaturës nga ana e Abrashit.