Ahmeti fton prindërit dhe fëmijët të bëhen pjesë e festivalit "Ylberi i Prishtinës"

Prishtina

Ahmeti fton prindërit dhe fëmijët të bëhen pjesë e festivalit "Ylberi i Prishtinës"

Nga: A.M. Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:43
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se shtunën dhe të dilen do të mbahet festivali për fëmijë "Ylberi i Prishtinës".

Po ashtu, ai ka thënë se mbi 500 fëmijë nën tingujt e muzikës me veshjet tradicionale kombëtare do të prezantojnë vlerat kulturore përmes valleve të ndryshme të qyteteve dhe shteteve që përfaqësojnë.

Postimi i plotë:

Sot dhe nesër (9 dhe 10 shtator) mbi 500 fëmijë nën tingujt e muzikës me veshjet tradicionale kombëtare do të prezantojnë vlerat kulturore përmes valleve të ndryshme të qyteteve dhe shteteve që përfaqësojnë. Përpos ansambleve vendore, pjesëmarrës do të jenë edhe ansamblet nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria dhe Turqia. Me datë 9 Shtator 2017, duke filluar nga ora 16:30, para hapjes solemne të festivalit, do të organizohet edhe defileu me të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival. Defileu fillon nga Sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar me tutje përgjatë bulevardit “Nëna Terezë” deri tek Sheshi “Skënderbeu”.

Prindër të dashur merrni fëmijët tuaj dhe bashkohuni me ne në festivalin më të bukur për fëmijë "Ylberi i Prishtinës" #Prishtina #Femijet

Image
Facebook
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat