“Votat e prishtinaseve do të jenë ndëshkuese” - Bota Sot
“Votat e prishtinaseve do të jenë ndëshkuese”

Prishtina

E martë, 16 tetor 2018

“Votat e prishtinaseve do të jenë ndëshkuese”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 qershor 2018 Në ora: 15:23
Asambleja e Kosoves

Të zgjedhurit e pushtetit lokal duhet të kenë minimumin e njohurive të gradacioneve dhe variacioneve politike qeverisëse. Kështu vlerëson njohësi  i çështjeve politike Ismet Haziri. Ai ka thënë për “Bota sot”, se si  rezultat i këtyre kemi edhe shpërfaqjen e të menduarit mbi qeverisjen dhe krijimin e sjelljes dhe komunikimit, por edhe te bartjes se përgjegjësive si element shume i rëndësishëm i qasjes se pushtetit lokal.

“Në lidhje me këtë dëshirojë të potencojë se bartja e përgjegjësive dhe të menduarit e të zgjedhurve në pushtetin lokal është një shfaqje e sjelljes së një burokrati, për shembull është shpesh një përzierje e arrogancës me servilizëm sidomos ndaje eprorit, kurse ndaj popullit shpesh i njëjti i zgjedhur shfaq fodull, arrogancë, mospërfillje me qellim qe vetes ti jepe rendësi. Ndoshta kjo sjellje e një pjese e të zgjedhurve lokal, po ndikon koshienca e thellë e fshehur i te qenurit ne fakt i padobishëm, parazit apo me ndonjë vlere jo kushedi se çfarë. Prandaj, konsideroj se të zgjedhurit lokal në veprimet e tyre në asamble janë anakronik me misionin që e marrin nga populli. Këtë fakt e dëshmon edhe seanca e fundit e asamblesë së Prishtinës, ku në vend të debatimit për pikat të rendit të ditës, pozita e lëshon seancën me qëllim që të ruaj interesat, që popullit as që ju intereson për këto interesa, kurse opozita i bënë numrat dhe luftën për të grabitur interesa”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se kjo dëshmon fuqishëm dhe pakontestueshëm se asamblistët në vende që të adresojnë problemet e Prishtinës, janë lëshuar në gjah për të kapur sa ma shumë hapësira nga bordet e ndërmarrjeve publike.

Image
Ismet Haziri

“Kjo gjë po tregon se i zgjedhuri në Kosovë akoma nuk është duke kuptuar se ka marre përgjegjësi, por është e kundërt, që politika të sjellë privilegj dhe shanse për të ndikuar ne përfitime personale dhe rehatimin e grupeve te interesit dhe klaneve. Ne te kundërtën, asamblistët e Prishtinës do të duhet të përkushtohen në praktika pragmatike me qëllim që të garojnë me më shumë ide në shqyrtimin real dhe profesional të pikave të rendit të ditës, ku preken interesat qytetar (shëndeti, arsimi, kultura, siguri, çerdhet, infrastruktura, hapësirat publike, ndotja e ambienti, kontrolli financiar, thjeshtëzimi i administratës, zhvilli ekonomik, transporti, fshati dhe zhvilli rural) e shumë e shumë probleme tjera. Pra asambleja e Prishtinës është e politizuar skajshmërisht dhe bart në hapësirën e saj sindromën politike të nivelit qendror”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, është fat se prishtinasit në një mënyrë kanë treguar se janë duke monitoruar dhe duke u vet edukuar, pasi këtë e treguan në zgjedhjet lokale të përfunduara kohë më parë dhe vetëm sa për pak ju është dashur të godasin cakun.

“Besoj se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të falin dhe se do të ta godasin dhjetëshen. Pra jam i sigurt se Prishtinasit nuk do të durojnë talljen në seanca, votat prishtinaseve do të jenë ndëshkuese për ata që shpërdorojnë votën qytetare, ku do të fillojë edhe modeli i votimit për të merituarit, e jo për të rekomanduarit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test