Banorët e rrugës “Fehmi Agani” pa ujë të pijshëm - Bota Sot
Banorët e rrugës “Fehmi Agani” pa ujë të pijshëm

Prishtina

Banorët e rrugës “Fehmi Agani” pa ujë të pijshëm

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 08:23
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 08 – 16, gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test