Banorët e Prishtinës në hall me mushkonjat - Bota Sot
Banorët e Prishtinës në hall me mushkonjat

Prishtina

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Banorët e Prishtinës në hall me mushkonjat

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Mushkonjat janë bërë problem serioz për banorët e kryeqytetit. Pothuajse në secilën lagje banorët ankohen prej insekteve e komuna thotë se arsye pse këtë vit nuk po mund t’i zhdukin insektet edhe pas dezinsektimit është moti i paqëndrueshëm dhe lagështia më e madhe se vitet e shkuara.

Ankesa për mushkonja kanë shumë qytetarë të ‘Matiqanit’ dhe ‘Veternikut’.

‘Po rrimë brenda se jashtë nuk dilet hiq’, thotë për televizionin publik të Kosovës, Xhemalj Hoxha, qytetar nga ‘Veterniku’.

‘Si të terrohet po duhet me i mbajt dyert e dritaret mbyllë”, shton ai.

Në komunë thonë se dezinsektimi do të vazhdojë.

Pas dy fazave të para shumë shpejt pritet që të fillojë faza e tret ë e dezinsektimit.

Edhe pse ka ankesa të shumta nga qytetarët për pickime nga mushkonjat asnjë nga to nuk është alarmante.

Rastet që janë lajmëruar në Klinikën Infektive në QKUK janë të pakta dhe nuk janë shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test