Shpend Ahmeti kërkon shtimin e patrullimit policor në kryeqytet - Bota Sot
Shpend Ahmeti kërkon shtimin e patrullimit policor në kryeqytet

Prishtina

Shpend Ahmeti kërkon shtimin e patrullimit policor në kryeqytet

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:34
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që të ketë shtim të patrullimit të Policisë në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas dy aksidenteve që ndodhën sot në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se, gjatë javës së ardhshme do të takohet me zyrtarë të Policisë së Kosovës, ku do të kërkojë shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së kryeqytetit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore.

“Dy aksidente sot në Prishtinë ku shtyllat antiparking parandalojnë ndonjë tragjedi më të madhe. Gjatë javës do të takohem me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...