Ky është niveli ndotjes së ajrit në Prishtinë - Bota Sot
Ky është niveli ndotjes së ajrit në Prishtinë

Prishtina

Ky është niveli ndotjes së ajrit në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:57
Prishtinë

Pas reshjeve të borës, sonte në Prishtinë ndotja e ajrit ka qenë në nivel më të mirë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23.00, ndotja e ajrit del të jetë e moderuar.

Ditëve të fundit, Prishtina serish nisi me përballjen me ajrin e ndotur sikurse vitin e kaluar. 

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test