Komuna e Prishtinës: Djegia e kontejnerëve po dëmton mjedisin

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Djegia e kontejnerëve po dëmton mjedisin

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:51
Foto

Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hedhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.

“Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hidhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre”, thuhet në apelin e Komunës së Prishtinës drejtuar bizneseve dhe amvisërive.

Sipas komunës, djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth.

“Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba”, ka paralajmëruar Komuna e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat