Punëtorëve të ‘Pallatit të Rinisë’ u janë paguar pagat për dy muaj. Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, sipas të cilit tashmë ka filluar stabilizimi i ‘Pallatit të Rinisë’.
“Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe. Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”, ka njoftuar Ahmeti përmes Facebook-ut.
Kujtojmë se punëtorët e ‘Pallatit të Rinisë’ ditë më parë kishin paralajmëruar protesta, pasiqë nuk kishin marrë pagat për 3 muaj, por se pas premtimit që u kishte bërë Komuna e Prishtinës, e kanë anuluar atë.