Edhe në dyqanet e Prizrenit vendosen flamuj që tregojnë origjinën e produkteve - Bota Sot
Edhe në dyqanet e Prizrenit vendosen flamuj që tregojnë origjinën e produkteve

Prizreni

Edhe në dyqanet e Prizrenit vendosen flamuj që tregojnë origjinën e produkteve

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:38
Në dyqanet e Prizrenit

Edhe në komunën e Prizrenit ka filluar të zbatohet urdhëresa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për verifikimin dhe etiketimin e mallit, si dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktit.

Kësisoj në marketet e kësaj komune, afër produkteve janë vendosur flamuj që tregojnë origjinën e produktit.

“Aksioni ka filluar që nga fillimi i kësaj jave nëpër të gjitha qendra tregtare, hipermarketet dhe marketet e komunës sonë, të cilët obligohen t'i përmbahen Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe udhëzimit administrativ të MTI-së”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Vendimi për vendosjen e flamujve afër produkteve me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit është marrë në bazë të Udhëzimit Adimistrativ që është nënshkruar nga ministri Endrit Shala më 29 dhjetor të vitit 2018. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...