Asgjësohet mish me afat të skaduar në Prizren

Prizreni

Asgjësohet mish me afat të skaduar në Prizren

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:37
Prizren

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren gjatë kontrollit të rregullt inspektues më 13 mars ka konstatuar se në supermarketin “Super Viva”, e cila gjendet në magjistralen Prizren-Gjakovë, janë hasur produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike (pamje, era, ngjyra dhe shija).

Kjo drejtori ka bërë me dije se ka asgjësuar mish pule të markës “AIA” me afat të skaduar në sasi 225.6 kilogramë në vlerë prej 812.16 euro, mish pule (kaqika) 12.6 kilogramë në vlerë prej 21.42 euro dhe mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kilogramë në vlerë prej 2045.61 euro.

“E gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre, ishte e papërdorueshme për konsum dhe për këtë arsye u asgjësua. Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative”.

“Pa dyshim se një prej prioriteteve kryesore në punën e Drejtorisë së Inspektorateve do vazhdojë të mbetet ruajtja dhe përkujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve. Prandaj Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë të qëndrojë e pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, i cili me veprimtarinë e tij do e rrezikojë shëndetin e qytetarëve!”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat