Sulmohet zyrtari komunal në Prizren, reagon Haskuka: Tentim për të ndikuar në procedurat e Zyrës së Prokurimit! - Bota Sot
Sulmohet zyrtari komunal në Prizren, reagon Haskuka: Tentim për të ndikuar në procedurat e Zyrës së Prokurimit!

Prizreni

Sulmohet zyrtari komunal në Prizren, reagon Haskuka: Tentim për të ndikuar në procedurat e Zyrës së Prokurimit!

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:38
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka reaguar ndaj sulmit që iu bë zyrtarit komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi.

Haskuka tha se ky sulm është tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit.

Ky është postimi i plotë i Haskukës:

Sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga kuvendari i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi.

Ky sulm është tentim për të ndikuar drejtpërsëdrejti në punën dhe procedurat e Zyrës së Prokurimit, pasi që kompania e cila është në pronësi të familjarëve të Getoar Besimit është në konkurrencë për të përfituar projekte komunale, për të cilat tashmë janë hapur procedurat e prokurimit.

Rasti i sulmit të zyrtarit komunal është paraqitur në Polici dhe shpresoj që organet përgjegjëse do të marrin masa të shpejta ndaj këtij akti të dhunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat