Gjykata e Prizrenit cakton masën e sigurisë për ish anëtarin e Bandës së Durrësit

Prizreni

Gjykata e Prizrenit cakton masën e sigurisë për ish anëtarin e Bandës së Durrësit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:40
Indrit Taulla

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë për Indrit Taullaun, ish anëtari i Bandës së Durrësit, i arrestuar në Kosovë pak ditë më parë.

Dyshohet se arrestimi është kryer pas të dhënave për përfshirjen e Taullaut në një ngjarje kriminale të ndodhur në Durrës, vepër për të cilën është arrestuar edhe një qytetar në Shqipëri.

SPAK dhe Policia e Shtetit nuk japin shumë detaje nga operacioni pasi pretendohet se është në zhvillim e sipër.

Anëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat