Komuna e Prizrenit tash ofron edhe dy shërbime të reja për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

Prizreni

Komuna e Prizrenit tash ofron edhe dy shërbime të reja për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Pamje nga takimi

Për herë të parë në nivel komunal, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka filluar edhe me realizimin e dy shërbimeve të reja, “Holterin” dhe “Ergometrinë”, të cilët shfrytëzohen për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, duke sjellur kështu edhe një reformë në shëndetësinë primare të Prizrenit.

“Ergometria” është aparaturë për zbulimin e të gjitha sforcimeve fizike të zemrës.

Ndërkaq “Holteri” është një aparaturë për zbulimin e çregullimeve të zemrës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, sot kanë bërë prezentimin e këtyre dy shërbimeve të reja, me ç’rast kryetari Haskuka deklaroi se qytetarët e Prizrenit, deri më sot, këto shërbime i kanë marrë në laboratore private, duke shpenzuar të holla dhe kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat