Zafir Berisha: 90% e rrugëve në Prizren janë të pa pastruara nga bora

Prizreni

Zafir Berisha: 90% e rrugëve në Prizren janë të pa pastruara nga bora

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:13
Ilustrim

Zafer Berisha i NISMA’s ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, për mos pastrimin e rrugëve në komunën e Prizrenit.

Sipas Berishës, bora ka bllokuar disa fshatra të komunës së Prizrenit.

Postimi:

“Edhe kësaj radhe Komuna e Prizrenit u gjend në befasi nga Bora, si edhe më parë qeverisja komunale në Prizren është jo funksionale dhe 90% e rrugëve janë të pa pastruara nga reshjet e borës deri sa disa fshatra të rajonit Hasit, Zhupës dhe Vërrinit kanë mbetur të bllokuara tërësisht”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat