Prizren: Policia kryen aksion për zbatimin e masave anti-pandemi

Prizreni

Prizren: Policia kryen aksion për zbatimin e masave anti-pandemi

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Gjatë ditë së djeshme Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prizren ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

“Me datën 12 mars 2021, aksioni i policisë në Prizren është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), dhe me këtë rast policia ka kryer kontrolle në disa lokacione, në lagjen Arbana, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” dhe në rrugën “Ismail Kryeziu”, në fshatin Korishë dhe në Landovicë”.

Gjatë këtij aksioni policia ka shqiptuar tiketa dhe fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.

“Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 68 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin”.

Por, policia gjatë kontrollit në këto lokale ka gjetur edhe 16 punëtore-valltare shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë qenë duke punuar pa dokumentacion të rregullt. Për këtë policia ka sekuestruar dokumentet dhe ka njoftuar Njësinë për Migrim dhe të Huaj”.

“Për të gjitha veprimet policore u njoftua prokurori i Shtetit”.

Në kumtesën e policisë thuhet se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat