Babai i një pacienti rrah infermierin në Spitalin e Prizrenit, reagon FSSHK

Prizreni

Babai i një pacienti rrah infermierin në Spitalin e Prizrenit, reagon FSSHK

Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren njofton se në mbrëmjen e 14 marsit gjatë ndërrimit të natës rreth orës 22.00, në vendin e punës derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar infermieri i Repartit të Radiologjisë N.S.

Infermieri në fjalë ka një eksperienc 30 vjeçare dhe njihet për seriozitetin e tij ndaj profesionit, korrektësinë dhe sjelljen e mirë, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

Deri tek sulmi sipas tyre, ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të plotësohen të dhënat elementare në udhëzim (emër e mbiemër) ku për prindin e pacientit kjo kërkesë nuk është pranuar dhe e ka sulmuar fzikisht duke i shkaktuar lëndime në njërin sy infermierit N.S.

”Punëtorët shëndetësorë në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë Pandemie ku brenda ditës jepen me qindra shërbime spitalore dhe jashtëspitalore  andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme  janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin  e punëtorëve shëndetësorë në vend”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat