Aksident me fatalitet, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e viktimës

Prizreni

Aksident me fatalitet, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e viktimës

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:09
Foto

Me datë 19.09.2021 rreth orës 21:30 min, Policia e Kosovës ka  pranuar një informatë se rrugën “Brigada 125”, ne lagjen  “Bajram Curri” në Prizren, ka ndodhe një aksident trafiku, ku dyshohet se është godit një këmbësore.

Deri tek aksidenti i trafikut dyshohet se kishte ardhur, derisa i dyshuari S.G m/sh  i lindur me 1964, ishte duke e drejtuar automjetin Mercedes C220, me targa vendore, me ngjyrë  hiri,  dhe ishte duke lëvizë në drejtimin e rrugës Vermicë-Prizren, vozitësi për shkaqe deri tani të pa njohura  godet këmbësoren qe ishte duke kaluar nga ana e djathtë në të majtë.

Si pasoj e këtij aksident këmbësorja ka marr lëndime të rënda.

E lënduara me urgjencë dërgohet në spitalin rajonal të Prizrenit ku në repartin e emergjencës  edhe për kundër ndihmës mjekët kanë mund vetëm me e konstatuar  vdekjen si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësitet relevante, shefi i hetimeve të trafikut, prokurori i shtetit dhe  eksperti i komunikacionit ku me urdhër te prokurorit i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë.

Me rast janë duke u marr hetuesit e njësisë rajonal të trafikut në Prizren.

Policia thotë se për shkak që këmbësorja (femër) nuk posedon asnjë dokument identifikimi ende nuk është arritur të bëhet identifikimi i saj.

“Luten të gjithë ata që kanë njohuri  për  identitetin e saj të lajmërohen në njësinë e trafikut rajonal ne Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat