Kandidati i LDK-së, Anton Quni shpalos programin e tij qeverisës për Prizrenin

Prizreni

Kandidati i LDK-së, Anton Quni shpalos programin e tij qeverisës për Prizrenin

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:42
Anton Quni

Anton Quni, kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpalosur programin e tij qeverisës për këtë qytet.

Quni prioritet e sheh ndërtimin e projektit, furnizim me ujë të pijes, me 900 litra për sekondë, për të gjithë Prizrenin.

Ndër të tjera Quni zotohet të ndërtojë tre parkingje nëntokësore brenda mandatit të parë qeverisës dhe rregullimin e shtratit të Lumëbardhit.

Kandidati i LDK-së premton edhe ndërtimin e një teleferiku në zonën e Marashit i cili arrin deri te kalaja e qytetit.

Ndërkaq në fushën e arsimit parasheh qasje të të gjithë nxënësve në internet, stomatologë e psikologë për të gjitha shkollat, e në shëndetësi zotohet për rindërtim të objekteve shëndetësore.

Sipas tij, nëse fiton pozitën e kryetarit të kësaj komune, nuk do të mbetet asnjë familje pa shtëpi. Dhe po ashtu zotohet për zero taskë për bizneset të cilat punësojnë mbi 40 përqind të stafit të tyre: gra, të rinj, persona me aftësi të kufizuara e invalidë të luftës.

https://www.facebook.com/watch/?v=266175762055910

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat