Mbahet dasmë në Prizren, 500 euro gjobë për pronarin

Prizreni

Mbahet dasmë në Prizren, 500 euro gjobë për pronarin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Policia në Prizren ka ndaluar një dasmë duke dënuar pronarin e sallës me 500 euro dhe organizatorin me 200.

Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 15:30, është pranuar një informacion se në një sallë të dasmave në Prizren, po mbahej një aheng familjar në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria.

“Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng. Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro”, thuhet në njoftim.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat